Xherdan Shaqiri ishte më i miri i Liverpoolit në fitoren e shënuar sot ndaj Newcastle Unitedit.
Shaqiri këtë takim e luajti për 90 minuta, duke i shpaguar edhe një herë besimin Jurgen Kloppit, përcjell Insporti
Futbollisti 27-vjeçar nga Gjilani, e realizoi golin e tretë në këtë takim, ku ‘Reds’ fituan me rezultatin shkatërrues, 4:0.
Për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, Shaqiri mori vlerësimin më të lartë, derisa këtë e dëshmojnë edhe statistikat.
‘Shaqa’ fitoi shumicën prej duleve në këtë takim (4 nga 5 gjithsej), derisa nuk iu mor asnjëherë topi.
Ai u faulua një herë, derisa pati saktësi 77% të pasimeve të sakta (42 pasime gjithsej). Ai bëri një pasim kyç, 4 krosime dhe dhuroi 6 topa të gjatë (të gjithë prej tyre të saktë).
Më poshtë i keni statistikat e Shaqirit nga ndeshja Liverpool – Newcastle.