
Lojtari i Liverpool, Xherdan Shaqiri, as kësaj radhe nuk është grumbulluar me ekipin përfaqësues të Zvicrës.
“Unë e kam telefonuar atë, ai ishte në mesin e lojtarëve që doja t’i grumbulloja – por ai më tha se nuk mund të vinte, pasi që ai ka rrëshqitur, është rrëzuar dhe është lënduar”, tha trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, transmeton Insajderi.
Për lëndimin e tij, nuk ka folur askush në ekipin e tij, Liverpool.
Gjilanasi edhe në të kaluarën ka pasur raste kur nuk ka pranuar të udhëtonte e grumbullohej me ekipin e Zvicrës./Insajderi.com.