SHBA: 1 milion dollar për ata që kanë prova se pati parregullsi në zgjedhje

Donald Trump vazhdimisht po aludon se iu kanë vjedhur zgjedhjet. Ai ka dhënë deklarata të panumërta se pati parregullsi. Por, tani një politikan nga Texasi po thotë se do ta paguajë, këto që ka dëshmi që ndodhi diçka e parregullt me vota dhe u deformua vullneti i amerikanëve.

SHBA: 1 milion dollar për ata që kanë prova se pati parregullsi në zgjedhje

Një politikan në Texas ka thënë se do të paguajë një milion dollar (800 e 50 mijë euro), për ata që dalin publikisht me informata për mashtrim me vota dhe nëse informatat e tyre çojnë deri tek arrestimi i mundshëm i dikujt, shkruan BBC.

“Sinjalizuesit dhe informatorët duhet t’i dorëzojnë informatat e tyre tek organet ligjore”, tha guvernatori i Texasit, Dan Patrick, në një deklaratë, njofton CBS News, përcjell Insajderi.

“Kushdo që bie informata të cilat çojnë tek arrestimi për mashtrim në zgjedhje do të paguhet së paku 25 mijë dollarë”.

Donald Trump, presidenti aktual i SHBA-ve, refuzon të pranojë fitoren e Joe Biden, dhe ka bërë deklarata të pavërtetuara deri tani për vjedhje votash.

Patrick tha se po i ofron paratë që janë mbledhur për kampanjën e tij, në mbështetje të Trump-it.

Ai ka thënë se këtë iniciativë të tij e sheh si përkushtim për të siguruar se të gjitha votat legale do të numërohen dhe të gjitha ato ilegale do të diskualifikohen.

Gjithsesi, deri më tani nuk është pranuar asnjë dëshmi për mashtrim në zgjedhje./Insajderi.com