Ministri i ka dërguar një letër autoritetet Amerikane dhe ishte shprehur do të diskutonte edhe me Sekretarin e Thesarit Amerikan Steven Munchin lidhur me çështjen. " />

SHBA dhe Franca luftë fjalësh për taksën dixhitale

SHBA dhe Franca luftë fjalësh për taksën dixhitale

Ministri i ka dërguar një letër autoritetet Amerikane dhe ishte shprehur do të diskutonte edhe me Sekretarin e Thesarit Amerikan Steven Munchin lidhur me çështjen.

Ministri Francez i ekonomisë Bruno Le Maire paralajmëroi Shtetet e Bashkuara ditën e Hënë lidhur me taksën dixhitale.

“Nëse Amerikanët kanë vendosur të na vënë sanksione për taksën dixhitale, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë,” tha Le Maire.

“Nëse do të kemi sanksione prej tyre, dhe një gjë e tillë është e mundur, menjëherë do të kontaktojmë Organizatën Botërore të Tregtisë,” tha ai.

Ministri i ka dërguar një letër autoriteteve Amerikane dhe ishte shprehur do të diskutonte edhe me Sekretarin e Thesarit Amerikan Steven Munchin lidhur me çështjen.

Autoritetet Amerikane janë duke elaboruar një përgjigje ndaj taksës Franceze për shërbimet dixhitale. Kjo taksë merr 3% të të ardhurave të kompanive të cilat i tejkalojnë xhiro vjetor prej 750 milionë dollarë botërisht dhe 25 milionë dollarë në Francë.

Amazon dhe Google do të preken më së shumti. Shumica e kompanive ndaj të cilëve aplikohet kjo taksë janë Amerikane.