Presidenti Donald Trump po pret zëvendës-kryeministrin kinez Liu He p�" />

SHBA dhe Kina nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregtisë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare tregtare të mërkurën për të zgjidhur disa nga çështjet në qendër të një ngërçi ekonomik që ka vazhduar mes dy ekonomive më të mëdha në botë për 18 muajt e fundit.

SHBA dhe Kina nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregtisë

Presidenti Donald Trump po pret zëvendës-kryeministrin kinez Liu He për një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

Palët ranë dakord për atë që po e quajnë Fazës 1 e marrëveshjes në mes të dhjetorit.

Ajo bën thirrje që Kina të rrisë blerjet e saj të mallrave amerikane, të ndalojë praktikën e detyrimit të kompanive të huaja për të transferuar teknologjinë dhe të mos manipulojë monedhën e saj në mënyrë që të bëjë eksportet e saj më të lira.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë hequr përcaktimin e tyre për Kinën si manipuluese të monedhës, dhe sipas marrëveshjes po ndalojnë planet për të shtuar tarifa të reja për mallrat kineze në vlerë prej miliarda dollarësh, ndërsa shkurtojnë gjysmën e tarifave në mbi 110 miliardë dollarë të produkteve kineze.

Tarifat amerikane do të mbeten në fuqi për rreth 360 miliardë dollarë importe nga Kina.

Marrëveshja gjithashtu nuk adreson subvencionet e Kinës ndaj kompanive shtetërore, një çështje që ka të ngjarë të diskutohet në fazën tjetër të bisedimeve tregtare.

Bisedimet shtesë nuk priten së shpejti./voa.