SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinës ‘Pfizer’ në të gjithë botën

SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinës ‘Pfizer’ në të gjithë botën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë dhe do të dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës ‘Pfizer’ në të gjithë botën, pasi kërkon të jetë “shkaktari” kryesor në vaksinimin e kombeve tjera, shkruan “CNN”, transmeton Insajderi.

Presidenti Joe Biden, do të njoftojë lajmin në samitin e G7 në Cornwall të Anglisë këtë javë.

Rreth 200 milionë doza do të shpërndahen gjatë vitit 2021, ndërsa 300 milionë tjera do të shpërndahen gjatë gjysmës së parë të vitit 2022.

Të gjitha dozat do të kalojnë përmes mekanizmit COVAX dhe do të shpërndahen në 92 vende me të ardhura të ulëta, përveç shteteve afrikane, të cilat nuk do të bëjnë pjesë në këtë listë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve në bordin e Air Foce One të mërkurën se përveç blerjes së vaksinave ‘Pfizer’, Biden gjithashtu pritet të marrë pjesë në një njoftim të kombinuar me G7 mbi një plan gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund pandemisë.

Sullivan gjithashtu argumentoi se blerja e vaksinave do të luajë një rol kryesor në shpërndarjen e vaksinave anti-COVID, e cila është pjesë e asaj çfarë amerikanët bëjnë në kohë nevoje dhe do të ishte e dobishme për të parandaluar përhapjen e ardhshme të pandemisë. /Insajderi.com