SHBA do të ndajë rreth 6 milionë vaksina për 13 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova

SHBA do të ndajë rreth 6 milionë vaksina për 13 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.

Kjo u bë e ditur nga raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan.

Ajo ka publikuar listën e shteteve ku do të shpërndahen këto vaksina, në të cilën bën pjesë edhe Kosova.

Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve./Insajderi.com