ShBA drejt zgjedhjeve me spiunë, hackera dhe kartela klinike

ShBA drejt zgjedhjeve me spiunë, hackera dhe kartela klinike

Janë gjithnjë e më të bindur demokratët. E para që akuzoi shërbimet e fshehtë të Moskës ishte Hilari Klintoni. Tani vijnë akuzat e dy peshave të rënda të partisë, Adam Schiff dhe Dianne Feinstein, krerët e grupeve të shërbimeve të fshehtë në Kongres dhe në Senat: Rusia po zhvillon një “tentativë serioze dhe të bashkërenduar për të ndikuar në zgjedhjet tona”. Akuza u referohet sulmeve e kryer nga hacker-ët kundër komitetit kombëtar të demokratëve dhe institucioneve të tjera politike. Hacker-ët, sipas demokratëve, janë të lidhur me shërbimet e fshehtë rusë. Në deklaratën e dy eksponentëve demokratikë, thuhet se “kjo tentativë kërkon të mbjellë dyshime mbi sigurinë e zgjedhjeve tone, dhe mund të synojë ndikimin e rezultateve”.

Krerët e shërbimeve të fshehta amerikane, deri tani kanë qenë të matur, duke shmangur vendosjen e gishtit kundër qeverisë ruse. Vetë SHtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se po pret rezultatet e një hetimi zyrtar nga ana e FBI-së. Megjithatë, duhet thënë se agjenci të ndryshme të shërbimeve të fshehta e konsiderojnë Rusinë (“me mundësi shumë të larta”) si përgjegjëse për shkeljen e sistemit informatik të demokratëve dhe për sulme të tjera. “Ne jemi të bindur – vazhdojnë Schiff dhe Feinstein – se urdhërat agjencive ruse, për kryerjen e këtyre aksioneve, mund t’u vijnë nga nivelet më të larta të qeverisë së Moskës”.

Në javët e fundit, maturia dhe hezitimi i Shtëpisë së Bardhë ka provokuar kritika nga ane e eksponentëve të ndryshëm demokratikë në Kongres, dhe në deklaratën e Schiff dhe Feinstein, ndonëse nuk ka asnjë kritikë eksplicite drejtuar Obamës, ka një kritikë në drejtim të presidentit rus, të cilit i kërkohet të ndërpresë këto veprimtari. I intervistuar nga Uashington Post, Schiff ka shpjeguar se “është e rëndësishme të pengohet që Rusia të vazhdojë këtë sjellje dhe ne i kërkojmë administratës që ta bëjë”.

Sulm ndaj Yahoo, dyshime ndaj një shteti të huaj

Yahoo thotë se sulmi i hacker-ëve, gjatë të cilit u vodhën afro 500 milionë llogari në vitin 2014, u krye nga një aktor që mbështetej prej një shteti. “Hetimi nuk gjeti prova që aktori i mbështetur nga një shtet është aktualisht në rrjetin e Yahoo”, pohon kompania. Tre funksionarë të shërbimit të fshehtë amerikan, që kërkuan të mos identifikohen, mendojnë gjithashtu se sulmi është mbështetur nga një shtet. Kjo sepse ka ngjashmëri me sulme të mëparshëm të hacker-ëve që janë kryer nga agjenci të fshehta ruse apo hacker-a në veprim nën direktivat e tyre. Yahoo ka bërë të ditur se po bashkëpunon me autoritetet dhe FBI ka pohuar se është në ndjekje të rastit.

Pasaporta e Michelle Obamës në internet

Faqja e hacker-ave që në ditët e fudnit botoi emailet e Colin Pouellit ka goditur sërish, duke publikuar fotografinë e pasaportës së Michelle Obamës. “DC Leaks” – faqja që ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se është e lidhur me hacker-a rusë, përgjegjës në muajt e fundit për sulmet ndaj rrjetit informatik të fushatës elektorale, ka botuar edhe emailet personale të Shtëpisë së Bardhë, që po punon edhe për fushatën e Hillary Clintonit.

Si është vërtetë Hillary Clintoni?

Temës së sigurisë kibernetike, këto javë të fundit para votimit, u janë shtuar edhe kartelat klinike. Në mënyrë të vecantë ajo e Hillary Clintonit, që në 11 shtator gjatë përkujtimit të viktimave të Ground Zero, dha shenja dobësie fizike që u filmuan nga një telekamera. Dhe vetë pas pak orësh, nga stafi i saj u bë e ditur se ishte prekur nga një polmonit. Tani të gjithë pyesin: Hillary është vërtetë ashtu si sforcohet të thotë stafi i saj? Nëse zgjidhet, do të jetë në gjendje që të mbajë stresin e përditshëm të presidentes? Dyshimet për sëmundjet nga të cilat mund të vuajë ish Sekretarja e Shtetit kanë vërshuar në rrjet. “Prova e zjarrit” do të jetë debati i 26 shtatorit. I pari mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. /Il Giornale – www.bota.al