Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të martën për t’i dhënë fund një mospajtimi mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve rivalë Boeing dhe Airbus – dhe për të hequr miliarda dollarë tarifa ndëshkimore, tha i dërguari i tregtisë amerikane.
Përfaqësuesja e Tregtisë të SHBA-ve, Katherine Tai, tha se të dy palët kanë rënë dakord mbi një marrëveshje pesë-vjeçare për të pezulluar tarifat në qendër të mosmarrëveshjes.
Ajo tha se ato mund të zbatohen përsëri nëse kompanitë amerikane nuk janë në gjendje të “konkurrojnë drejt” me ato në Evropë.
“Njoftimi i sotëm zgjidh një irritues për një kohë të gjatë në marrëdhëniet SHBA-BE,” tha Tai, ndërsa Presidenti Joe Biden u takua me udhëheqësit e BE në Bruksel. “Në vend që të luftojmë me një nga aleatët tanë më të ngushtë, ne më në fund po bashkohemi kundër një kërcënimi të përbashkët”. /Insajderi.com