ShBA e gatshme të finalizojë një marrëveshje me Rusinë për kontrollin e armëve bërthamore

ShBA e gatshme të finalizojë një marrëveshje me Rusinë për kontrollin e armëve bërthamore

Departamenti i Shtetit i ShBA-ve ka bërë të ditur se është e gatshme të finalizojë një marrëveshje me Rusinë në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore, transmeton Insajderi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të takohet menjëherë për të finalizuar një marrëveshje të verifikueshme. Ne e vlerësojmë gatishmërinë e Federatës Ruse për të bërë përparim në çështjen e kontrollit të armëve bërthamore. Presim që Rusia t’i autorizojë diplomatët e saj të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, Kremlini tha se është e gatshme të pranojë një propozim të SHBA-ve për të zgjatur për një vit marrëveshjen e fundit të kontrollit të armëve midis Moskës dhe Uashingtonit.

Traktati i parë i Reduktimit të Armëve Strategjike (START), i nënshkruar në vitin 1991 midis ShBA-së dhe BRSS-së, hyri në fuqi në vitin 1994. /Insajderi.com