SHBA, ekzekutohet personi i dytë këtë javë – u vra me injeksion vdekjeprurës

SHBA, ekzekutohet personi i dytë këtë javë – u vra me injeksion vdekjeprurës

Një burrë që kishte mbytur vajzën e tij foshnje, 20 vjet më parë është personi i dytë që është ekzekutuar pasi ishte i dënuar me vdekje në pritje në Shtetet Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Alfred Bourgeois u vra me injeksion të premten, pasi para tij njëjtë u ekzekutua Brandon Bernard.

Edhe tri ekzekutime të tjera janë planifikuar para se mandati i presidentit, Donald Trump, të përfundojë me 20 janar.

Ekzekutimet federale ishin vënë në pauzë për 17 vjet para se Trump vendosi të veprojë ndryshe dhe t’i kthejë këtë vit.

Nëse deri në fund të mandatit të tij vazhdon ekzekutimi i tre personave të tjerë, atëherë Trump do të jetë presidenti në mandatin e të cilit ka pasur më së shumti ekzekutime qe një shekull./Insajderi.com