ShBA, gjatë 24 orëve shënohen 589 viktima nga Covid-19

ShBA, gjatë 24 orëve shënohen 589 viktima nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tejkaluar 230 mijë, transmeton Insajderi.

ShBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur për 589 dhe tani qëndron në 230.086.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me koronavirus në ShBA është rritur për 66.696, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.831.446 personave të infektuar.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 132 milionë.

ShBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Pas ShBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7.9 milionë raste dhe Brazili me pothuajse 5.4 milionë raste. /Insajderi.com