
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer ekzekutimin e parë të një gruaje të dënuar me vdekje pas gati 70 vjetësh, transmeton Insajderi.
Ekzekutimi u krye në orët e para të së mërkurës (13 janar 2021).
Lisa Montgomery, 52 vjeç, u ekzekutua përmes një injeksioni vdekjeprurës në shtetin e Indianas.
Montgomery, u dënua në vitin 2007 në shtetin e Misurit për rrëmbimin dhe vrasjen e një gruaje e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ekipi ligjor i Montgomery ka thënë se ajo vuan nga sëmundje mendore, raporton the Guardian.
“Dëshira për gjak e një administrate të dështuar është shfaqur e plotë sonte”, tha avokatja e saj, Kelley Henry, pas ekzekutimit të Montgomeryt.
“Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutimin e Lisa Montgomery duhet të ndiejnë turp”, tha ajo.
Ekzekutimi shënoi herën e parë që qeveria amerikane zbatoi dënimin me vdekje për një të burgosur femër që nga viti 1953.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, pritet të ndërpresë ekzekutimet federale./Insajderi.com