Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar të martën 19 mijë njerëz nga Afganistani, njofton Shtëpia e Bardhë, transmeton Insajderi.com.
Zëvendëskryetarja kryesore e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka bërë të ditur se nga 14 gushti kanë evakuuar afër 82 mijë e 300 njerëz.
“Nga ora 3:00 e mëngjesit dje, në 3:00 paradite sot, një total prej afërsisht 19,000 njerëz u evakuuan nga Kabuli”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Twitter.
Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i njerëzve që janë larguar nga fundi i korrikut ka shkuar në 87 mijë e 900. /Insajderi.com