Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy udhëheqësve rebelë Houthi në Jemen, duke përmendur prokurimin e tyre të pretenduar të armëve nga Irani për përdorim në sulmet “komplekse” ndërkufitare ndaj Arabisë Saudite dhe anijeve të transportit në Detin e Kuq, transmeton Insajderi.
“Sot, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për t’iu përgjigjur kësaj sjelljeje”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të martën, duke përdorur emrin “Ansarallah” për lëvizjen Houthi, raporton Al Jazeera.
“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin tonë për të promovuar përgjegjësinë për veprimet malinje dhe agresive të Ansarallah, të cilat përfshijnë përkeqësimin e konfliktit në Jemen”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price dënoi më 28 shkurt një sulm ndërkufitar ndaj Arabisë Saudite që pretendohet të jetë kryer nga Houthis.
Të dy të sanksionuarit janë komandanti të forcave ajrore Houthi, Ahmad al-Hamzi dhe komandanti i forcave të mbrojtjes detare dhe bregdetare të Jemenit, Mansur al-Saadi, të cilin Thesari i SHBA-së pretendon se është “përgjegjës për orkestrimin e sulmeve”. /Insajderi.com