SHBA-ja ka raportuar 3.395 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja ka raportuar 3.395 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 483.205, prej të cilëve 3.395 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 94.164, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.898.426.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 17,8 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 328,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,43 milionë raste të konfirmuara. Po ashtu, për herë të parë, Kalifornia tejkaloi New York-un për nga numri i vdekjeve dhe tani radhitet e para me 45.475 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,87 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,66 milionë. /Insajderi.com