SHBA-ja ka raportuar 3.469 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

SHBA-ja ka raportuar 3.469 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 314.694, prej të cilëve 3.469 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 245.808, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.401.787 persona të infektuar.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,17 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 226 milionë teste të bëra.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,71 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.945 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,95 milionë raste dhe Brazili me mbi shtatë milionë raste pozitive. /Insajderi.com