SHBA-ja mund ta sanksionojë Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

SHBA-ja mund ta sanksionojë Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

identi amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar sanksione personale ndaj Vladimir Putinit nëse Rusia pushton Ukrainën.

Bideni tha se do të kishte “pasoja të mëdha” për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor, shkruan BBC, transmeton Insajderi.com.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqës të tjerë perëndimorë përsëritën paralajmërimet se Rusia do të paguante një çmim të rëndë për pushtimin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Rusia ka akuzuar SHBA-në dhe të tjerët për “përshkallëzimin e tensioneve” mbi këtë çështje dhe mohon planifikimin për të hyrë në Ukrainë.

Megjithatë, Moska ka vendosur rreth 100 mijë ushtarë pranë kufirit.

Kremlini ka thënë se e sheh aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një kërcënim sigurie dhe po kërkon garanci ligjore që nuk do të shtojë anëtarë të rinj më në lindje, duke përfshirë Ukrainën fqinje. Por, SHBA-ja ka thënë se çështja në lojë është agresioni rus, jo zgjerimi i NATO-s.

Frika e pushtimit ka bërë që ambasadat perëndimore në Kiev të tërheqin një pjesë të personelit./Insajderi.com