fbpx

SHBA-ja nxit shtetet arabe të zgjidhin problemin e konfliktit

SHBA-ja nxit shtetet arabe të zgjidhin problemin e konfliktit

Sekretari i SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë të dielën që Katari dhe katër shtetet arabe, të cilat kanë vënë bojkot ndaj fqinjit të tyre të vogël por të pasur, duhet të ulen së bashku në mënyrë që të provojnë të gjejnë një zgjidhje.

“Një hap i ardhshëm produktiv do të ishte që secili nga shtetet të ulen së bashku dhe të vazhdojnë këtë bisedë”, ka thënë Tillerson.

“Ne besojmë që aleatët tanë dhe partnerët janë më të fortë kur punojnë se bashku drejt një qëllimi për të cilin ne të gjithë pajtohemi se është ndalja e terrorizmit dhe luftimi i ekstremizmit”, ka shtuar ai tutje.

Tillerson ka thënë se SHBA-ja do të qëndrojë në kontakt të afërt me të gjitha shtetet e përfshira, raporton Reuters.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahraini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar një listë me 13 kërkesa që siç duket kanë në shënjestër çmontimin politikën e jashtme dy dekada të vjetër të Katarit e cila i ka zemëruar ata. Kuvaiti është duke ndihmuar në ndërmjetësim të konfliktit. /Insajderi.com