SHBA-ja raporton 1.433 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 1.433 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 545.282, prej të cilëve 1.433 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.012.351, me 88.981 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,64 milionë raste të konfirmuara dhe 57.975 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 130,4 milionë persona. /Insajderi.com