SHBA-ja raporton 1.722 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

SHBA-ja raporton 1.722 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 534.315, prej të cilëve 1.722 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 29.401.167, me 17.066 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,62 milionë raste të konfirmuara dhe 56.426 të vdekur.

Sipas të dhënave të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA më shumë se 68,88 milion njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 36,92 milionë kanë pranuar edhe dozën e dytë. /Insajderi.com