SHBA-ja raporton 2.139 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 2.139 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 509.897, prej të cilëve 2.139 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 102.573, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.707.292.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 18,9 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në pothuajse 347 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,51 milionë raste të konfirmuara, ndërsa në Teksas janë konfirmuar 2,59 milionë.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 61,3 milionë persona. /Insajderi.com