SHBA-ja raporton 2.254 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 2.254 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 358.704, prej të cilëve 2.254 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 287.062, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20.906.094.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 12.360.000 të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 256,7 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me pothuajse 2,4 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.244 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,32 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,7 milionë. /Insajderi.com