SHBA-ja raporton 2.631 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 2.631 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 293.511, prej të cilëve 2.631 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 217.426, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15.595.240.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,88 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në rreth 211,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 1,42 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.188 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,74 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,67 milionë. /Insajderi.com