SHBA-ja raporton 2.753 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 2.753 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 337.081, prej të cilëve 2.753 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 193.519, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.117.212 persona të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 11,2 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 242,8 milionë persona që kanë kryer testin.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,04 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 37.013 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,15 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,42 milionë. /Insajderi.com