SHBA-ja raporton 2.978 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 2.978 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 279.999, prej të cilëve 2.978 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 206.799, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.320.436.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8.46 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 199.9 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me afro 1.3 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.728 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9.53 milionë raste dhe Brazili me mbi 6.43 milionë. /Insajderi.com