
Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 590.995, prej të cilëve 298 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.167.101, me 22.923 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me rreth 3,78 milionë raste të konfirmuara dhe 62.986 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 164 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 131 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com