Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 381.497, prej të cilëve 3.200 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 232.805, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22.702.350.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,39 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 269,5 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,67 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 39.447 viktima. /Insajderi.com