SHBA-ja raporton 3.473 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 3.473 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 354.381, prej të cilëve 3.473 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 236.562, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20.462.501.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 12 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 253,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,3 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.007 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,29 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,67 milionë. /Insajderi.com