SHBA-ja raporton 683 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 683 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 573.385, prej të cilëve 683 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.177.267, me 51.241 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,73 milionë raste të konfirmuara dhe 61.526 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 141 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 96 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com