
Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 587.225, prej të cilëve 754 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.997.870.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.727 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 158 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 124 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com