SHBA-ja raporton 823 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja raporton 823 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 583.690, prej të cilëve 823 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.815.785, me 35.502 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,76 milionë raste të konfirmuara dhe 62.472 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 153 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 117 milionë dozën e dytë. /Insajderi..com