Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 578.504, prej të cilëve 933 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi,
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.513.803, me 40.515 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,74 milionë raste të konfirmuara dhe 62.029 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 147 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 106 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com