Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 579.286, prej të cilëve 782 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.558.718, me 44.915 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,75 milionë raste të konfirmuara dhe 62.070 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 148 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 107 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com