SHBA-ja raporton mbi 67 mijë raste të reja me Coronavirus

SHBA-ja raporton mbi 67 mijë raste të reja me Coronavirus

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 522.872, prej të cilëve 2.585 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.895.694, me 67.382 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,59 milionë raste të konfirmuara dhe 53.834 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 78,6 milionë persona.

Sipas të dhënave të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA më shumë se 55,54 milion njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 28,7 milionë kanë pranuar edhe dozën e dytë. /Insajderi.com