SHBA-ja regjistron 1.442 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja regjistron 1.442 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 261.843, prej të cilëve 1.442 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për mbi 170 mijë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12.457.683.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 7,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 179 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me mbi 1.172.000 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.213 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,1 milionë raste dhe Brazili me mbi gjashtë milionë. /Insajderi.com