SHBA-ja regjistron 3.398 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

SHBA-ja regjistron 3.398 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 405.266, prej të cilëve 3.398 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 203.941, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.308.366.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,34 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 283,7 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,96 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.800 viktima. /Insajderi.com