SHBA-ja regjistron 4.401 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja regjistron 4.401 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 389.865, prej të cilëve 4.401 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me Koronavirus në SHBA është rritur për 227.089, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.379.158.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,82 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 275,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,8 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.016 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,49 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,19 milionë. /Insajderi.com