
Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 591.957, prej të cilëve 962 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.191.327, me 24.226 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,78 milionë raste të konfirmuara dhe 63.017 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 165 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 131 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com