SHBA-ja regjistron mbi 62 mijë raste të reja me Coronavirus

SHBA-ja regjistron mbi 62 mijë raste të reja me Coronavirus

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 556.548, prej të cilëve 927 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.849.137, me 62.531 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,68 milionë raste të konfirmuara dhe 59.887 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 108 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 63 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com