Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 516.625, prej të cilëve 1.965 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.720.113, me 55.509 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,57 milionë raste të konfirmuara dhe 52.798 të vdekur.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 78,6 milionë persona. /Insajderi.com