SHBA-ja shënon 2.255 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHBA-ja shënon 2.255 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA është rritur në 502.698, prej të cilëve 2.255 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.261.979, me 70.752 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28.901.327, kurse ai i të vdekurve në 515.211.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,54 milionë raste të konfirmuara dhe 49.888 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 65,3 milionë persona. /Insajderi.com