ShBA ka arritur në tetë milionë infektime me Covid-19

ShBA ka arritur në tetë milionë infektime me Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten tejkaluan tetë milion raste të regjistruara me Covid-19, një moment historik që vjen ndërsa normat ditore të infeksionit po rriten, gjë që ekspertët thonë se po e vendos vendin për një dimër shumë të vështirë, transmeton Insajderi.

Vendi ka regjistruar më shumë se 8.008.000 raste, thonë nga Universiteti Johns Hopkins. Ky total ka të ngjarë të jetë një nën-llogari e madhe, kryesisht për shkak të një kapaciteti të ulët testimi në fillim të pandemisë, thanë studiuesit në disa raporte, raporton CNN.
Ndoshta më shqetësuese se moment i rëndësishëm i së premtes është një rritje e fundit e rasteve ditore. Mesatarja e rasteve të reja ditore të vendit ka lëvizur mbi 53,000 – një rritje prej më shumë se 55% në pak më shumë se një muaj, tregojnë të dhënat e Johns Hopkins.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, ka paralajmëruar se kjo shifër është shumë e lartë gjer në fund të vitit.

Fauci dhe zyrtarë të tjerë të shëndetit publik kanë paralajmëruar se vendi duhet të përpiqet të ulë rastet e tij të përditshme për t’u përgatitur për sfida të reja.

Këto përfshijnë sezonin e gripit, i cili mund të krijojë atë që mjekët e quajnë një “binjak-demik” me Covid-19; si dhe tundimet për të mbajtur më shumë tubime brenda shtëpisë ndërsa temperaturat bien, përfshirë gjatë pushimeve. /Insajderi.com