SHBA kishte gisht në fundosjen e anijes famëkeqe “Moskva”

SHBA kishte gisht në fundosjen e anijes famëkeqe “Moskva”

Shtetet e Bashkuara siguruan inteligjencën që e ndihmuan Ukrainën të fundoste “Moskvën”, kryqëzorin kryesor rus të raketave të Detit të Zi.

Zyrtarë të paidentifikuar thanë se Ukraina kishte pyetur SHBA-në për një anije që lundronte në jug të Odessa, raporton BBC.

SHBA tha se ishte “Mosvka” dhe ndihmuan në konfirmimin e vendndodhjes së saj.

Ukraina më pas e goditi atë me dy raketa.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se SHBA dha inteligjencë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej.

Zëdhënësi John Kirby mohoi raportet e mëparshme të mediave se SHBA po jepte informacione për vendndodhjen e gjeneralëve të lartë rusë në fushën e betejës, në mënyrë që forcat ukrainase të mund t’i vrisnin ata.

“Ne nuk japim informacione për vendndodhjen e liderëve të lartë ushtarakë në fushën e betejës ose nuk marrim pjesë në vendimet e shënjestrës së ushtrisë ukrainase,” tha ai.

Kirby tha se Ukraina ka kombinuar informacionin që SHBA-ja dhe të tjerët kanë ofruar me inteligjencën e tyre në fushën e betejës.

“Pastaj ata marrin vendimet e tyre dhe i marrin veprimet e tyre”, tha ai.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 71-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.