Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka thënë se administrata e presidentit Joe Biden ka bërë një “ofertë thelb�" />

SHBA me “ofertë thelbësore” për të sjellë nga Rusia dy të burgosur amerikan

SHBA me “ofertë thelbësore” për të sjellë nga Rusia dy të burgosur amerikan

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka thënë se administrata e presidentit Joe Biden ka bërë një “ofertë thelbësore” për të sjellë dy të burgosur amerikanë në Amerikë nga Rusia.

Raportet kanë sugjeruar se Moska është e interesuar të shkëmbej yllin e basketbollit Brittney Griner me trafikantin e dënuar rus të armëve Viktor Bout.

Siç raporton BBC, Blinken tha se do ta ngrinte çështjen në një telefonatë javën e ardhshme me ministrin e jashtëm të Rusisë.

Blinken dhe Sergei Lavrov nuk kanë folur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët në Departamentin e Shtetit, Blinken tha se nuk mund të zbulonte detaje të shkëmbimit të propozuar.

Sipas CNN, SHBA shpreson të shkëmbejë Bout me Griner dhe të burgosurin tjetër amerikan Paul Whelan.

“Ne bëmë një propozim thelbësor javë më parë dhe qeveria amerikane vazhdon të punojë në mënyrë agresive, duke ndjekur çdo rrugë, për të sjellë Brittney Griner dhe Paul Whelan në shtëpi”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Një marrëveshje e tillë do të ishte veprimi i parë konkret i shpallur nga qeveria amerikane në lidhje me lirimin e Griner.

31-vjeçarja ndodhet në paraburgim që nga shkurti pasi zyrtarët e aeroportit të Moskës dyshohet se gjetën vaj kanabisi në bagazhin e saj, ndërsa ajo po kthehej në SHBA pasi luante në Rusi.

Në gjyqin e saj për posedim droge të mërkurën, Griner tha se zyrtarët i thanë asaj të nënshkruante dokumente të cilat nuk ju shpjeguan se çfarë ishin.

Ajo gjithashtu pretendoi se nuk mori as shpjegim për të drejtat e saj dhe as akses për një avokat në orët e para të ndalimit, duke e detyruar atë të përdorte një aplikacion përkthimi në telefonin e saj për të komunikuar.

Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike është deklaruar fajtore për akuzat për drogë kundër saj, por ka mohuar se ka shkelur qëllimisht ligjin, duke thënë se ajo i kishte mbushur çantat me nxitim.

“Unë ende nuk e kuptoj deri më sot se si [gëzhojat e avullit] përfunduan në çantat e mia,” tha zonja Griner.

“Me ato që janë aksidentalisht në çantat e mia, unë marr përgjegjësinë, por nuk kisha ndërmend të kontrabandoja apo planifikoja të kontrabandoja ndonjë gjë në Rusi”, tha tutje ajo./Insajderi.com