Departamenti Amerikan e bën të qartë se aplikacionet duhet të largohen nga SHBA me çdo kusht përfshirë këtu edhe sistemet e pagesave.

TikTok dhe WeChat do të dëbohen nga dyqanet e aplikacioneve Android dhe iOS prë përdoruesit në SHBA duke filluar nga dita e Dielë 20 Shtator bëri të ditur Departamenti Amerikan i Tregtisë, njofton Insajderi.
Dëbimi vjen edhe pasi Oracle hyri në bashkëpunim me TikTok për ta shpëtuar këtë të fundit. Por Trump tha se nuk e pëlqente këtë marrëveshje.
Departamenti Amerikan e bën të qartë se aplikacionet duhet të largohen nga SHBA me çdo kusht përfshirë këtu edhe sistemet e pagesave.
Çdo kompani e hostimit e ka të ndaluar të ofrojë shërbime hostimi për aplikacionet më fjalë. Kështu Shtëpia e Bardhë po përpiqet të mos lërë asnjë hapësirë që mund të shfrytëzohet nga aplikacionet.
TikTok ka 100 milionë përdorues në SHBAndërsa WeChat 19 milionë përdorues ditorë sipas Reuters. Urdhri nuk i ndalon kompanitë Amerikane të hostojnë aplikacionet në vende të tjera jashtë SHBA. /Insajderi.com