SHBA: Nuk u dënua askush për vrasjen e Taylor, shpërthejnë protestat

SHBA: Nuk u dënua askush për vrasjen e Taylor, shpërthejnë protestat

Dy oficerë janë qëlluar ndërsa mijëra njerëz kanë protestuar në qytetin amerikan të Louisville, pasi një juri e madhe gjyqtarësh vendosi që askush nuk do të akuzohej për vdekjen e Breonna Taylor.

Taylor, 26 vjeçare ishte një punëtore spitali, u qëllua disa herë ndërsa oficerët sulmuan shtëpinë e saj më 13 Mars, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Brett Hankison është akuzuar, jo për vdekjen e zonjës Taylor, por për “rrezikim të egër” për qëllimin në banesën e një fqinji në Louisville.

Dy oficerë të tjerë nuk përballen me akuza.

Shefi i Policisë së Louisville Robert Schroeder tha se kushtet e oficerëve nuk janë të rrezikshme për jetën.

Ai shtoi se një i dyshuar është në paraburgim.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Louisville dhe Garda Kombëtare gjithashtu është vendosur.