SHBA paralajmëron se IS po forcohet në disa rajone

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pranoi se grupi militant ekstremist Shteti Islamik (IS) po forcohet në disa rajone, mirëpo shtoi se kapacitetet e grupit militant për të kryer sulme janë zvogëluar.

SHBA paralajmëron se IS po forcohet në disa rajone

“Është çështje e komplikuar. Padyshim se ka vende ku IS është më i fuqishëm sot sesa ka qenë tre apo katër vjet më parë”, tha Pompeo në një intervistë për CBS.

Por, ai theksoi se kalifati i vetëshpallur nga ana e grupit është mposhtur, dhe se kapacitetet për të sulmuar janë bërë shumë më të vështira.

Grupi militant mori përgjegjësinë për sulmin gjatë fundjavës në Kabul të Afganistanit, ku humbën jetën 63 persona dhe 182 të tjerë u plagosën.