SHBA pezullon importin e mishit nga Brazili

SHBA pezullon importin e mishit nga Brazili

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar importin e mishit nga Brazili, pas shqetësimeve të përsëritura në lidhje me sigurinë e produkteve të destinuara për tregun amerikan.

Disa vende ndaluan importin e mishit brazilian në mars, pasi prokurorët thanë se  inspektorët e shëndetit kanë marrë ryshfet që të miratojnë mish nën-standarde.

SHBA nuk imponoi një ndalim më pas, por në vend të kësaj, ajo kontrolloi të gjitha dërgesat e mishit nga Brazili.

Ajo thotë se tani një pjesë e konsiderueshme e mishit brazilian, dështoi testet e sigurisë.

“Siguria dhe Shërbimi i Inspektimit i Ushqimit (FSIS) ka refuzuar hyrjen në masën 11% e produkteve të freskëta viçi, braziliane, në tre muajt e fundit, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

“Kjo shifër është më e lartë se norma e refuzimit të 1% të dërgesave nga pjesa tjetër e botës,” shtoi ajo.