ShBA: Shkon në 221.895 numri i të vdekurve nga Covid-19

ShBA: Shkon në 221.895 numri i të vdekurve nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 221.895, prej të cilëve 906 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në ShBA është rritur për 58.151, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.156.124, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,28 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 121,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 865.559 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.426 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,30 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,14 milionë. /Insajderi.com